Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasje Gjermani-SHBA: “Nuk jemi tiranë”, Berlini i ashpër pas deklaratës së Rubios!
👁13852
“Nuk është tirani, por demokraci”. Ky ishte mesazhi që Ministria e Jashtme gjermane lëshoi për veshët e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas kritikave të senatorit Marco Rubio, në vazhdën e klasifikimit të AfD-së si organizatë ekstremiste e djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. “Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit”, nënvizohej në reagimin e ministrisë. Rubio foli më herët për “tiraní të maskuar”, teksa shkroi në platformën X se Gjermania sapo i kishte dhënë agjencisë së saj të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur...