Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Një automjet tip BMW u përplas qëllimisht me një grup njerëzish të hënën në mbrëmje në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit në Gjermani. Të paktën katër persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit, por drejtuesi dhe personat e dyshuar u larguan në këmbë, duke braktisur makinën e dëmtuar. Sipas mediave gjermane, asnjë nga të plagosurit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Efektivët e policisë, të cilët po kryenin kontrolle rrugore në zonë, konstatuan incidentin dhe qëlluan drejt automjetit në përpjekje për ta ndaluar. Hetuesit dyshojnë se përplasja ishte e qëllimshme, por nuk po e trajtojnë ngjarjen si akt terrorist. Një nga pistat e hetimit lidhet me mundësinë e konflikteve personale mes personave të përfshirë. Sipas raportimeve, hetimet paraprake...