Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

Mbretëria e Bashkuar dhe Irani kanë thirrur ambasadorët respektivë pas arrestimit të tre shtetasve iranianë në Londër, të akuzuar për spiunazh në favor të Teheranit. Tre burrat, që kishin kërkuar azil në Britani mes viteve 2016–2022, dyshohet se kryen vëzhgime për të identifikuar gazetarë të Iran International, një media kritike ndaj regjimit iranian. Sipas Policisë Metropolitane, aktivitetet e dyshuara kanë ndodhur nga gushti 2024 deri në shkurt 2025. Zyra e Jashtme britanike theksoi se “siguria kombëtare është prioritet”, ndërsa Irani i quajti arrestimet “politikisht të motivuara”. Të akuzuarit janë identifikuar si Mostafa Sepahvand, Farhad Javadi Manesh dhe Shapoor Qalehali Khani...
Burimi: Syri.net