Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë

Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë

Analisti Martin Leka thotë se shumica e njerëzve janë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përplasjen e qeverisë me gjykatat, për pagat e magjistratëve. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se drejtësia nuk mund të kërkojë paga jashtë sistemeve dhe ligjeve. Ndër të tjera, Leka shtoi se drejtësia nuk duhet të bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë. “Përplasja është me Edi Ramën, jo me Vlora Hysenin, lidhur me pagat e drejtësisë. Unë mendoj se shumica aboslute e njerëzve janë me kryeministrin e vendit dhe nuk janë me sistemin e drejtësisë. Nuk ka të drejtën morale, jo vetëm të kërkojë rroga jashtë sistemeve dhe ligjeve, por edhe për të mos bërë që niveli i drejtësisë të...