Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

Përplasja mes magjistratëve dhe mazhorancës për formulën e re të pagave do të marrë përgjigje në Gjykatën Kushtetuese. Më 2 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 dhjetor kundërshtimin e tre organizatave të magjistratëve ndaj mënyrës së re të llogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së miratuar nga Kuvendi, duke pretenduar se ajo nuk garanton nivelin e duhur të pagës referuese. Në thelb të kundërshtimit është mënyra se si përcaktohet paga bazë. Magjistratët kërkojnë që ajo të lidhet me...