Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi
Përplasja politike dhe e sigurisë në Izrael është përshkallëzuar ndjeshëm ndërsa afrohet përvjetori i tretë i sulmeve të 7 tetorit 2023. Ish-drejtori i agjencisë së sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, i cili dha dorëheqjen në mars të vitit 2025, ka njoftuar publikisht se do të ngrejë një padi për shpifje kundër Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Hapi i Bar-it vjen si përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit, sipas të cilit kreu i atëhershëm i shërbimit sekret ishte në dijeni të sinjaleve direkte natën mes 6 dhe 7 tetorit, por nuk e kishte informuar krerët e qeverisë. “Unë e paralajmërova Netanyahun për një katastrofë të afërt me përmasa të papara dhe kryeministri i injoroi këtë paralajmërime. Zyra ime nuk e mbajti të fshehtë informacionin.”, deklaroi Ronen Bar, ish-drejtor i...
Burimi:
javanews.al