Përplasja me Policinë te Kryeministria dhe Komisariati, Berisha u del në mbrojtje protestuesve dhe akuzon Ramën: Urdhëroi dhunën ndaj tyre!

Përplasja me Policinë te Kryeministria dhe Komisariati, Berisha u del në mbrojtje protestuesve dhe akuzon Ramën: Urdhëroi dhunën ndaj tyre!

Pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e së martës përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku dënoi atë që e cilësoi si “dhunë të ushtruar ndaj protestuesve”. “Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor!”, shkruan Berisha në nisje të deklaratës. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës kryeministri Edi Rama ka provokuar protestuesit nga godina e Kryeministrisë dhe më pas, sipas tij, ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave të policisë. Postimi i plotë: “Deklaratë e Partisë Demokratike. Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të...