‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari, shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari, shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022. Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%. Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund.
Burimi: Sot.com.al