Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përplasja me armë në Laç me një viktimë, Gjykata e Lezhës lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin
👁4526
Gerald Bitri LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin. Ata janë arrestuar pas përplasjes me arme zjarri që ndodhi ditën e shtunë në Laç, ku mbeti i vrarë Gerald Bitri dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një shitëse ambulante. Gjatë seancës së sotme ishte i pranishëm Klevis Ndreca, ndërsa Daniel Gjeloshi, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati mbrojtës. Pas shqyrtimit të materialeve, gjyqtari Lirim Buluca e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën “arrest me burg”...