Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj

Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj

Mëngjesin e kësaj të premteje në Gjykatën e Fierit janë paraqitur dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj si dhe një person tjetër i përfshirë në përplasjen e ndodhur disa ditë më parë me agjentët e BKH.Ndaj tre të arrestuarve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Mësohet se në dëshminë e tyre ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat që parkuan pranë mjediseve të kompanisë ishin agjentë të BKH-së, sepse në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.Mbi të tre këta shtetas rëndon akuza “Goditja për shkak të detyrës”.
Burimi: Opinion.al