Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasja e Ramës me gjyqtarin Balliu për pallatin e konfiskuar, reagon Bardhi: KLGJ dhe KLP të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas polemikave të kryeministrit Edi Rama me gjyqtarin Hazbi Balliu, lidhur me heqjen e masës së konfiskimit për një pallat. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi shprehet se “sulmi i kryeministrit ndaj gjyqtarit është një përpjekje për të shkallmuar pavarësinë e gjyqësorit”. Bardhi kërkon nga KLGJ dhe KLP që të reagojnë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar paprekshmërinë e pushtetit gjyqësor. “Sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që...