Përplasja e dhunshme para Minsitrisë/ Bardhi thirrje: Duart larg studentëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar ndalimin e asaj që e cilësoi si “terror policor ndaj rinisë”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh kundër përdorimit të dhunës ndaj të rinjve që protestojnë, duke kërkuar respektimin e së drejtës për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. “Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!”, shkroi Bardhi. Ai theksoi se, sipas tij, përdorimi i forcës ndaj studentëve përbën një akt kundër së ardhmes së vendit dhe paralajmëroi se dhuna mund të dëmtojë më tej legjitimitetin e pushtetit. Në përfundim të reagimit, kreu...
Burimi:
ntv.al