Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Përplasi” Ramën me Prokurorinë, kush është pronari kabinave në Theth? Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK
Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës. Report Tv mëson se Prek Kodra është i njëjti person që në vitin 2021, në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur Kosovarë. Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale. Nga lidhjet me grupin Bajri në Shkodër, përfshirja në atentatet me pagesë me snajper, deri tek ai i zbuluar nga bisedat...