Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme teksa kalonte rrugën, bie në pranga shoferi (Emri)
👁3270
Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.K., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale B. H., 28 vjeç. Mësohet se 28-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. “Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.