Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën ndërsa një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e personave të përfshirë në aksident.