Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën “Ali Bakiu” në Tiranë. Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Burimi:
gijotina.com