Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy makina te ura e Tapizës, humb jetën gruaja
👁7410
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një grua. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. “Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.