Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy makina te ‘Shkalla e Tujanit’, një nga automjetet kthehet përmbys
👁13686
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Rugën e Arbrit. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre është kthyer përmbys. Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti. Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia.