Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy automjete në Korçë, një person transportohet në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Çiflig, në Korçë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas të dhënave paraprake, një person është transportuar në spitalin e qytetit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.