Burimi:
Opinion.al

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal
👁6665
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit. Mësohet se në përplasje janë përfshirë dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër. Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme për zbardhjen e këtij aksidenti.