Përplasen dy automjete në aksin Fier–Berat, përfundojnë në kanal, detajet e para

Përplasen dy automjete në aksin Fier–Berat, përfundojnë në kanal, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.