Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplasen dy anije në portin e Igumenicës
Një incident i papritur ndodhi mëngjesin e sotëm në portin e Igumenicës , kur anija ECO CATANIA u përpoq të ankorohej në port dhe u përplas me anijen KYDON PALACE . Sipas thespro.gr, përplasja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar. Autoritetet kompetente portuale po kryejnë një hetim paraprak mbi shkaqet e përplasjes, ndërsa njëkohësisht është duke u zhvilluar një inspektim për çdo dëmtim të anijeve.