Përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik
Kryeministri britanik, Andy Burnham dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe për luftën në Ukrainë. Gjatë bisedës, njoftoi zyra e kryeministrit britanik, Burnham e uroi Trumpin për të dhënat e fundit të punësimit në SHBA dhe theksoi shenjat pozitive të rritjes edhe në ekonominë e Mbretwrisë së Bashkuar. “Kryeministri tha se qeveria po krijon më shumë optimizëm për Mbretërinë e Madhe dhe se po shënon përparim, por se mbetet ende shumë për t’u bërë”, thuhet më tej. Sa i përket Ukrainës, dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve drejt një armëpushimi që do të parandalonte humbje të tjera jetësh. Burnham përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretwrisë së Bashkuar për Ukrainën dhe për...
Burimi:
syri.net