Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përparon zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë
Delvina vijon ende të përballet me zjarret. Gjatë pasdite së sotme, zjarri ka hyrë në fshatin Kalasë. Mësohet se nga zjarri rrezikohen të digjen banesat, ndërsa banorët kanë kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Një helikopter është nisur drejt fshatit Kalasë, ndërsa po shkojnë edhe 2 zjarrfikëse nga Himara të FA. Pasi zjarri ka avancuar në fshatin Kalasë në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve. Aktualisht në këtë fshat janë vetëm 2 zjarrfikëse të Delvinës.