Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë, Gjermania do garanci nga SHBA
Gjermania ka nevojë për garanci të forta nga SHBA-ja se do të marrë shpejt sisteme të tjera raketore Patriot si zëvendësim, nëse ajo dërgon dy nga njësitë e saj në Ukrainë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Duke folur për revistën gjermane Der Spiegel, ai tha se vendet evropiane anëtare të NATO-s kanë nevojë për garanci “të hekurta” që çdo sistem amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, i dërguar në Ukrainë, do të zëvendësohet brenda një periudhe prej gjashtë deri në tetë muajsh. Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ka arritur një marrëveshje me...