Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri
Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e një picerie. Nga aty, në gjendje të rënduar emocionale, ajo telefonoi policinë duke denoncuar ish të dashurin se po e përndiqte. Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Në fund, ish-partneri ishte shfaqur edhe në piceri./ANSA
Burimi:
javanews.al