Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Përmet, vidhet laptopi në një shkollë, policia nis hetimet
👁9066
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 13.05.2025, në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Përmet, është konstatuar mungesa e një laptopi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.