Përmbytje të mëdha në Greqi nga stuhia ‘Agneta’, rrjedha merr përpara makinat në Rodos, mbyllen shkollat
foto nga permbytjet ne rodos GREQI- Greqia po përballet me mot të keq për shkak të stuhisë Agneta e cila ka sjellë reshje intensive, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona të vendit. Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në shtatë rajone, ndërsa situata paraqitet problematike veçanërisht në ishujt Rodos dhe Samos. Në Rodos zjarrfikësit kanë shpëtuar katër persona që kishin mbetur të bllokuar në një automjet mes ujërave të rrëmbyeshëm. Ndërsa në Samos, gjashtë nxënës të një shkolle të mesme janë nxjerrë në ndihmë pasi autobusi me të cilin udhëtonin mbeti i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Paralajmërimet meteorologjike tregojnë se reshjet e dendura dhe stuhitë do të vijojnë edhe gjatë së martës, duke prekur kryesisht pjesën perëndimore dhe veriore të...
Burimi:
zeri.ai