Përmbytje sërish në Nepal, dhjetëra shtëpi rrëmbehen nga ujërat, 5 persona të zhdukur

Përmbytje sërish në Nepal, dhjetëra shtëpi rrëmbehen nga ujërat, 5 persona të zhdukur

Përmbytjet kanë goditur sërish Nepalin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë të paktën pesë persona të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në operacionet për gjetjen e personave të humbur dhe evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. Sipas autoriteteve, rreth 45 shtëpi janë rrëmbyer nga ujërat, ndërsa janë dëmtuar edhe tri projekte hidroelektrike dhe katër ura. Pamjet e publikuara nga zona e prekur tregojnë rrjedha të fuqishme uji, të mbushura me baltë dhe mbeturina, që përshkojnë zonat kodrinore të distriktit Gorkha. Shefi i agjencisë kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive, Dharam Raj Uprety, bëri të ditur se përmbytja u shkaktua pasi një rrëshqitje dheu bllokoi rrjedhën e lumit, duke krijuar një grumbullim uji që më pas shpërtheu me forcë. Autoritetet konfirmuan...