Përmbytje në Nigeri, humbin jetën të paktën 26 persona

Përmbytje në Nigeri, humbin jetën të paktën 26 persona

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin Mokëa në shtetin e Nigerit, në perëndim të Nigerisë, shkaktuan përmbytje shkatërrimtare mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur. Sipas zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Emergjencave (SEMA), rreth 50 shtëpi u përfshinë nga ujërat e furishme, së bashku me familjet që jetonin në to. Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë disa banorë, përfshirë një nënë dhe dy fëmijët e saj. "Situata është tragjike. Po vazhdojmë operacionet e kërkim-shpëtimit me shpresën për të gjetur të mbijetuar," tha një zyrtar lokal. Shërbimi Meteorologjik...
Burimi: Syri.net