Përmbyset kamioni në aksin Kardhiq-Delvinë, policia në vendngjarje
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, ku një kamion është përmbysur në rrugë. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi:
ntv.al