Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Përmbyset kamioni me ndihma në Gaza, 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Gazën qendrore, pasi një kamion që transportonte ndihma humanitare u përmbys mbi një turmë civilësh që prisnin për ushqime. Ngjarja ndodhi pranë kampit të refugjatëve Nuseirat, në një nga zonat më të goditura nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas një deklarate nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës, e cila vepron nën administrimin e Hamasit, incidenti ndodhi rreth mesnatës, në një rrugë të dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite, ku qindra civilë të uritur po prisnin ndihmat. “Njëzet persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën rreth mesnatës… ndërsa qindra civilë po prisnin ndihmë,” – deklaroi zëdhënësi i agjencisë, Mahmoud Bassal. Shoferët e kamionëve kanë deklaruar se shpërndarja e ndihmave është bërë...