Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përmbyllja e stërvitjes “Defender Europë 2025”/ Rama: Tregoi përkushtimin e FA
👁5841
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar foto nga përmbyllja e stërvitjes së madhe “Defender Europë 2025”. Sipas kryeministrit përmbyllja e stërvitjes së madhe tregoi dhe njëherë profesionalizmin dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria priti stërvitjes shumëkombëshe Defender Europe 2025, që u zhvillua nga datat 27 maj deri më 9 qershor. Kjo është hera e tretë që Shqipëria mikpret këtë stërvitje strategjike të NATO-s, pas edicioneve të suksesshme në 2021 dhe 2023.