Përmbyllet me sukses “Skill Up Academy” / B4Students nga Fondacioni Mane, gjithmonë në mbështetje të edukimit

Përmbyllet me sukses “Skill Up Academy” / B4Students nga Fondacioni Mane, gjithmonë në mbështetje të edukimit

Programi B4Students nga Fondacioni Mane dhe projekti i tij fitues “Skill Up Academy” kanë përmbyllur me sukses një cikël sesionesh, me në qendër zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale të të rinjve, falë ekperiencës së ndarë të disa prej figurave më të njohura publike. Sesioni përmbyllës u mbajt në Amfiteatrin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me mbi 300 studentë të pranishëm dhe me të ftuar special gazetarin Blendi Fevziu. Nën temën “Sekretet e Komunikimit”, Blendi Fevziu ndau me studentët rrugëtimin e tij si gazetar dhe risolli në vëmendje disa nga intervistat më të rëndësishme që kanë shënjuar karrierën e tij....
Burimi: Javanews.al