Përleshje mes shqiptarëve në Greqi, plagoset 17-vjeçari

Policia Greke GREQI- Një grup shqiptarësh janë përplasur me njëri-tjetrin një natë më parë. ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Vardas të Ilias në Greqi. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një 17-vjeçari me thikë. Ai është qëlluar nga një 21-vjeçar. Adoleshenti është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm. Siç raporton media greke, shqiptari i është nënshtruar një operacioni, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autoritetet kanë vënë në pranga 21-vjeçarin. Pritet që dyshaj të merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Burimi: zeri.ai