“Përleshja” mes grave të PS për dy mandate te lista e hapur në Tiranë. Anila Denaj ruan vendin e parë

“Përleshja” mes grave të PS për dy mandate te lista e hapur në Tiranë. Anila Denaj ruan vendin e parë

Partia Socialiste ka marrë 19 mandate në Tiranë, ku 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur. Sipas Kodit Zgjedhor nga këto shtatë mandate, 2 duhet të jenë gra për të plotësuar kuotat gjinore. Teksa janë numëruar 913 nga 1282 kuti, rezulton se pesë zonja po luftojnë për dy mandate deputetësh. Aktualisht Anila Denaj duket më e favorizuar, teksa ka grumbulluar 4860 vota, ndërkohë që në vendin e dytë, në kutitë e fundit të numëruara, është ngjitur Olta Xhaçka me 4291 vota, ose 29 vota më shumë se Blerina Gjylameti. Në garë gjithashtu, por më pak...
Burimi: Kohajone.com