Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Perla e fshehur e Ballkanit’, Le Figaro rendit Shqipërinë në top 5 destinacionet kulturore botërore
Shqipëria po shfaqet me ritëm të shpejtë si një nga destinacionet më premtuese të turizmit ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për autenticitetin kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat unike që ofron. Sipas një artikulli të fundit të Le Figaro-s, Shqipëria konsiderohet një “perlë e fshehur” në Ballkan, që kombinon trashëgiminë historike, diversitetin natyror dhe një identitet autentik që mungon në shumë destinacione të mbingarkuara turistike. “Një udhëtim në Shqipëri është si një kalim nëpër kohë përmes gjurmëve ilire, greke dhe osmane,” shkruhet në këtë artikull, i cili rekomandon vizita në qytete si Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Butrint, zona të pasura me trashëgimi kulturore dhe të njohura nga UNESCO-ja, transmeton KultPlus. Por ajo që e veçon vërtet Shqipërinë, sipas Le Figaro-s, nuk janë vetëm monumentet, por edhe mikpritja e...