Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përkujtohet Hiroshima! 80 vite më parë bombat bërthamore amerikane goditën Japoninë
Japonia përkujtoi sot 80-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, me një ceremoni solemne që rikujtoi botës tmerrin e armëve bërthamore, në një kohë kur tensionet midis SHBA-së dhe Rusisë e mbajnë “Orën e Fundit” pranë mesnatës. Në orën 08:15 të mëngjesit me oren lokale, koha kur më 6 gusht 1945 avioni amerikan Enola Gay hodhi bombën “Little Boy”, u mbajt një lutje e heshtur. Të veshur me të zeza, zyrtarë, nxënës dhe të mbijetuar vendosën lule në memorialin për viktimat, pranë ndërtesës së shkatërruar që sot qëndron si simbol i dhimbjes së përjetshme. Kryetari i Hiroshimës, paralajmëroi për rritjen e tensioneve dhe garën ushtarake, ndërsa kryeministri japonez theksoi misionin e Japonisë për një botë pa armë bërthamore. 140 mijë njerëz humbën jetën në Hiroshimë, jo...