Perimenopauza si revoltë: Riemërtimi që po shkund tabutë mjekësore

Perimenopauza si revoltë: Riemërtimi që po shkund tabutë mjekësore

Një valë e re vetëdijësimi po përhapet në mediat sociale, ku gratë po riemërtojnë përvojën e tyre me perimenopauzën si “puberteti i pumave” – një term që përzier humorin me një ndjenjë fuqizimi. Ky trend i ri synon të thyejë tabutë dhe të nxisë diskutime më të hapura për një fazë jetësore që prek pothuajse çdo grua, por që shpesh është lënë në hije nga mungesa e informacionit dhe diagnostikimeve të gabuara. Amanda, një administratore spitali nga Teksasi, nisi të përjetojë simptoma si afshe të nxehta, pagjumësi dhe emocione të forta që i ngatërronte fillimisht me stres. Edhe pse analizat fillestare nuk treguan shenja të qarta, vetëm pas një viti ajo mori konfirmimin se ishte në perimenopauzë – faza e tranzicionit drejt menopauzës. Sipas Organizatës...