Përhapet murtaja e bagëtive në Vlorë, sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë!

Përhapet murtaja e bagëtive në Vlorë, sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë!

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale e “këmbë-gojës” që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës. Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve. Mbi 700 krerë bagëti janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë. Fermeret tregojnë se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përshiu disa ferma te fshatit, ndersa thone  se kjo është një situatë e rëndë për ekonominë e tyre, informon ABC News. Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij...