
Përgjigje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë? Serbia aleancë me Hungarinë në fushën e mbrojtjes
Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Orban BEOGRAD- Serbia dhe Hungaria nënshkruan sot një marrëveshje në fushën e mbrojtjes në Beograd. Gjatë ditës së sotme, ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç dhe homologu hungarez, Kristof Salai-Bobrovnicki firmosën së bashku marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. “Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunim ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi...