Përgatisnin dhe shisnin drogë në lokal, tre të arrestuar në Elbasan
foto ELBASAN- Një lokal në fshatin Mjekës dyshohet se ishte kthyer në pikë për përgatitjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit. Policia ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar 'Roli'. Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale D. R., 26 vjeç personi që kishte marrë lokalin me qira te shtetasit me iniciale L. Q., 18 vjeç i cili punonte kamarier si dhe vëllai i tij me iniciale E. Q. 24 vjeç. Sipas Policisë gjatë kontrollit në lokal u gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e tyre. Në banesën e 18 vjeçarit u gjetën gjithashtu doza kanabisi dhe një shkop metalik. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjashtë grirëse tre peshore elektronike...
Burimi:
zeri.ai