Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon takimi Putin-Witkoff, presidenti rus do ketë një bisedë telefonike me Trump
Një bisedë telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, pas takimit të presidentit rus me të dërguarin special Steve Witkoff të premten, është “teorikisht e mundur”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov nuk dha një vlerësim për kohën se kur do të kryhet kjo telefonatë. Kremlini kishte njoftuar më herët se të dy, Putin dhe Uitkof, do të diskutonin “zgjidhjen” e luftës në Ukrainë, por vuri në dukje se nuk priten zhvillime të rëndësishme diplomatike. “Putini do ta dëgjojë atë”. “Diskutimi do të vazhdojë për aspekte të ndryshme të zgjidhjes së Ukrainës,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti. Peskov theksoi gjithashtu se të dy mund të diskutojnë gjithashtu një takim...