Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon rinumërimi në Tiranë, KAS: Nuk pati lëvizje që e njollosin procesin, vetëm gabime njerëzore
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, pas vendimit të KAS, i cili urdhëroi hapjen e disa kutive për verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor. Anëtari i KAS, Ledio Braho, deklaroi se procesi ka qenë transparent dhe se rezultati i rinumërimit nuk solli lëvizje të konsiderueshme që të cenonin integritetin e zgjedhjeve. “Unë mendoj se për aq kohë sa jemi në demokraci, transparenca i shërben demokracisë. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të votave që të bëjnë pis procesin”, u shpreh Braho. Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve nga disa kandidatë pas hapjes së kutive tregon se...