Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë
Përfundon rinumërimi i kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Fier. E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë. Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin i janë hequr 48 vota të padrejta. Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Me humbjen e mandatit, nuk do të arrijmë të shikojmë përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit. Dy kandidatët kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë që prej nisjes së fushatës....