Përfundon protesta e 116-të në Tiranë, protestuesit tubim nesër para Parlamentit: Edi Rama dorëhiqu

Përfundon protesta e 116-të në Tiranë, protestuesit tubim nesër para Parlamentit: Edi Rama dorëhiqu

Ka përfunduar protesta e 116-të antiqeveritare në Tiranë, e cila u shoqërua me një marshim të qytetarëve në disa prej rrugëve të kryeqytetit. Gjatë tubimit, protestuesit përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkuan edhe anulimin e ligjeve që kundërshtojnë. Në përfundim të protestës, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish nesër para Parlamentit, në orën 10:00. ‘Edi Rama, dorëhiqu!’, ishte një nga thirrjet e përsëritura në mbyllje të protestës.