Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përfundon numërimi në Vaun e Dejës, fitore e thellë për PSD-në
👁7440
Numërimi edhe në Vaun e Dejës ka përfunduar, ku janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur. Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698. Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota. Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.