Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfundon numërimi në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2
👁3116
Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike kryeson me 36904 vota, PS 34721 dhe PSD 15784. Ky është rezultati i 403 nga 405 qv e Qarkut pasi dy kuti të tjera, të fshatit Ktosh, në Malësi të Madhe, kishin probleme dhe janë dërguar për t’u numëruar në KQZ. Në 4 KZAZ-të e Shkodrës, është vendosur për të nisur numërimi për votat e kandidateve, gjatë pasdites. Top Channel