Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfundon numërimi në Sarandë/ PS grumbullon dyfishin e votave të PD-së, Shqipëria bëhet, forcë e tretë
👁4650
Sarandë SARANDË- Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Sarandës. Edhe në këtë bashki Partia Socialiste ka fituar pothuajse dyfishin e votave të grumbulluara nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS ka PS ka fituar me 7957 vota në raport me PD e cila siguroi 3725 vota. Nisma Shqipëria Bëhet është renditur forcë e tretë me 1462 vota. Në qarkun e Vlorës, PS u rendit forcë e parë në Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol, ndërsa vijon numërimi për Bashkitë Vlorë dhe Selenicë./ZËRI