Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfundon numërimi në Poliçan dhe Skrapar, triumfon PS në të dyja bashkitë
👁3426
Foto ilustruese SKRAPAR- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkitë e Poliçanit dhe Skraparit në qarkun e Beratit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Poliçan ka fituar PS me 3,127 vota. Forcë e dytë renditet PD-ASHM me 981 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 372 vota. Po ashtu edhe në Skrapar, në 23 qendra votimi ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 3614 vota. E dyta renditet PD me 1588 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 120 vota./ZËRI